Drita e kuqe – ndalim kalimi
Drita e gjelbër – kalim i lirë
Drita e verdhë vezulluese – i obligon të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të qarkullojnë me kujdes të zmadhuar. Duhet ti respektojnë shenjat e trafikut të vendosura në pajisjen, për deri sa ato nuk ekzistojnë, duhet të sillen sipas rregullave të përparësisë së kalimit në udhëkryq.
Pajisjet ndriçuese për rregullimin e komunikacionit në kahe të ndryshme zakonisht kanë shigjeta
Shigjeta e gjelbër ndriçuese e kthyer me majën teposhtë, e vendosur mbi korsinë e komunikacionit, tregon- qarkullim i lirë i komunikacionit përgjatë korsisë
Vijat ndriçuese të gërshetuara me ngjyrë të kuqe, të vendosura mbi korsinë e komunikacionit, tregojnë: – ndalesë komunikacioni përgjatë korsisë
Shigjeta e verdhë ndriçuese e vendosur mbi korsinë e komunikacionit, me majën e kthyer kah ana e djathtë apo e majtë, tregon- ndryshim të rrjedhës së komunikacionit nga korsia mbi të cilën gjendet shenja në korsinë tjetër fqinje
Vijës vertikale – tregon kalim të lirë në kahen drejtë
Vijës tërthore në të djathë – tregon kalim të lirë në kahen djathtas
Vijës tërthore në të majtë – tregon kalim të lirë në kahen majtas
Vija horizontale – tregon ndalim kalimi
Drita e kuqe ka siluetë të këmbësorit të ndaluar – tregon ndalim kalim
Drita e gjelbër ka siluetë të këmbësorit në lëvizje– tregon kalim të lirë
Pajisja e këtillë ndriçuese mund të shfrytëzohet edhe për rregullimin e komunikacionit të biçiklistëve, kur shtegu i këmbësorëve dhe i biçiklistëve janë njëri pranë tjetrit.