Shenjat e lajmërimit u a japin pjesëmarrësve në komunikacion lajmërimet e nevojshme për rrugën nëpër të cilën qarkullojnë, vendbanimet nëpër të cilat kalon rruga, largësia deri te ato vende, objekte apo shërbime që gjenden nëpër gjatësinë e rrugës për shfuqizimin e shenjave të urdhrave të prera, si dhe lajmërime tjera që mund të jen të nevojshme.
Këto shenja kanë formë rrethi, katrori apo kënddrejti.
Ngjyra themelore e shenjave për lajmërim është e bardhë apo me ngjyrë të verdhë ndriçuese, me simbole dhe mbishkrime me ngjyrë të zezë, gjegjësisht të kaltër të errët me simbole dhe mbishkrime me ngjyrë të bardhë dhe të zezë.