close

Shenjat e rrezikut

Shenjat e komunikacionit për rrezik shërbejnë, që pjesëmarrësit në komunikacion të paralajmërohet për rrezikun që u kanoset në vend të caktuar gjegjësisht në një pjesë të rrugës dhe të lajmërohen për natyrën e atij rreziku. Shenjat për rrezik kanë formë të trekëndëshit barabrinjës. Ngjyrën bazë e kanë të bardhë, simbolet janë të paraqitur me ngjyrë të zezë ndërsa tehet i kanë me ngjyrë të kuqe. Jashtë vendbanimit shenjat e rrezikut sipas rregullave vihen prej 150 deri 250m para vendit të rrezikshëm në rrugë.

Rrezik në rrugë

Komunikacion në dy kahe

Kryqëzim me rrjedhë rrethore të komunikacionit

Kryqëzim me rrugë dytësore nën kënd të drejtë

Kryqëzimi i rrugëve me rëndësi të njejtë

Kthesë në të majtë

Kthesë në të djathtë

Kthesë e dyfishtë ose më shumë kthesa njëra pas tjetrës prej të cilave e para në të djathtë

Kthesë e dyfishtë ose më shumë kthesa njëra pas tjetrës prej të cilave e para në të majtë

Bashkimi i dy rrugëve njëkahëshe, në rrugë dykahëshe.

Lidhje me rrugë dytësore nën kënd të drejtë nga ana e majtë

Lidhje me rrugë dytësore nën kënd të drejtë nga ana e djthtë

Lidhje me rrugë dytësore nën kënd të mpreht nga ana e majtë

Lidhje me rrugë dytësore nën kënd të mpreht nga ana e djathtë

Përpjetëze e rrezikshme

Teposhtëzë e rreizikshme

Rrugë jo e rrafshët për shkak të gungave (qumjeve)

Rrugë jo e rrafshët për shkak të gungave dhe gropave në rrugë

Rrugë jo e rrafshët për shkak të gropave në rrugë

Rrezik nga akulli (ngricë) në rrugë

Rrugë rëshqitëse

Shembje gurësh

Spërkatje gurësh

Ngushtim i rrugës

Ngushtim i rrugës nga ana e majtë

Ngushtim i rrugës nga ana e djathtë

Punime në rrugë

Komunikacion i dendur kolonë e automjeteve të ndalura

Erë anësore

Urë e lëvizshme

Afërsi e bregut

Arritje te shenjat ndriçuese të komunikacionit të vendosura në mënyrë vertikale

Arritje te shenjat ndriçuese të komunikacionit të vendosura në mënyrë horizontale

Vendkalim i shënuar për këmbësorë

Këmbësorë në rrugë

Fëmijë në rrugë

Afërsi e stacionit të autobusëve

Afërsi e pistës së aeroplanëve

Biçiklistë në rrugë

Egërsira në rrugë

Kafshë në rrugë

Kalim i rrugës nëpër hekurudhë me mbrojtëse ose gjysmëmbrojtëse

Kalim i rrugës nëpër hekurudhë pa mbrojtëse ose gjysmëmbrojtëse

Binarë tramvaji

Kryqi i Andreut – me një palë binarë

Kryqi i Andreut – me dy ose më shumë palë binarë

Afrim kah kalimi i rrugës përtej hekurudhës pa mbrojtëse ose gjysmëmbrojtëse

Afrimi kah kalimi i rrugës përtej hekurudhës me mbrojtëse ose gjysmëmbrojtëse

Përmbysje ose rrëshqitje e automjeteve

Bankinë e pacaktuar

Tunel (Galeri)

Rrezik nga zjarri