Shenjat e komunikacionit për urdhra të prera u japin në dijeni pjesëmarrësve në komunikacion në rrugë për ndalesat, për kufizimet dhe obligimet kah të cilët ata doemos duhet tu përmbahen. Shenjat e urdhrave të prera vendosen drejtpërdrejt para vendit, prej nga për pjesëmarrësit në trafik bëhet obligim që tu përmbahen urdhëresave të shprehura me shenjat e komunikacionit. Këto shenja kanë vlerë deri te udhëkryqi pas shenjës, përkatësisht deri te shenja e ardhshme, me të cilën deri te shenja që e ndërron (shfuqizon) urdhëresën e prerë. Shenjat e urdhrave të prera kanë formë rrethi.
Shenjat e urdhrave të prera ndahen në:
- Shenja për ndalim, gjegjësisht kufizim – ngjyrën bazë e kanë të bardhë me teh të kuq.
- Shenja për obligim – ngjyrë bazë e kanë të kaltër të mbyllur, ndërsa simbolet janë me ngjyrë të bardhë.